ër dy vitet e ardhshme, Shqipëria parashikon ngritjen e 20 qendrave pritëse për emigrantët nga Afganistani, Pakistan, Irani, Siria, Libani dhe Gaza, të cilët përdorin Shqipërinë dhe Serbinë si rrugë kalimi drejt Greqisë.
Qendrat do të vendosen në qarkun e Korçës, Gjirokastrës dhe Vlorës, me kapacitete që variojnë nga 100 deri në 410 shtretër. Plani bazohet në projektvendimin “Për miratimin e Planit Kombëtar të Kontigjencës për flukset e përziera migratore 2026–2028”.
Projektvendimi është hartuar nga Ministria e Brendshme.
Plani i ri synon shpërndarje më të balancuar në territor, duke shfrytëzuar hapësira publike ekzistuese, truall të lirë dhe objekte të braktisura, për të garantuar reagim të shpejtë në rast fluksesh emergjente.

Projektvendimi është në rendin e ditës së datës 9 dhjetor të këshillit konsultativ të Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore që është në varësi të ministrisë së pushtetit vendor.
Më pas, projektvendimi do të kalojë në Këshillin e Ministrave dhe faza e fundit do ta jetë kalimi për miratim në parlament.