Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, vdes shoferja 53 vjeçare





Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Koshtovë, ku ka humbur jetën shoferja 53 vjeçare.

Lajmin s e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sot, rreth orës 15:00, në rrugën nacionale Mitrovicë- Zubin Potok, në segmentin rrugor në fshatin Koshtove, ka ndodhur një aksident trafiku me pasojë fataliteti. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku përveç dëmeve materiale, lëndime të renda ka pësuar drejtuesja e njërës prej veturave, e cila është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës se Jugut. Rreth orës 16:20, autoritetet mjekësore të Spitalit Rajonal të Mitrovicës kanë njoftuar se e lënduara drejtuesja e veturës, rreth 53-vjeçare, ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në aksident. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.”