Britaniku që shërbeu në UÇK bëhet shtetas i Kosovës





Ish-ushtari britanik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jon Harrison është bërë shtetas i Republikës së Kosovës.

Lajmin e dha vetë ai në një postim në Facebook, të cilit ia ka bashkëngjitur edhe dekretin për dhënien e shtetësisë nga ana e presidentes Vjosa Osmani.

“Zonja dhe zotërinj, jam shpallur shtetas i Republikës së Kosovës”, tha Harrison, njofton Klankosova.tv.

Screenshot

Oficeri i pensionuar britanik në krahët e tij e mban tatuazhin e skuadrës Delta të Brigadës 138 “Agim Ramadani”.

Në vitin 2016, një rrugë e qytetit të Prizrenit kishte marrë emrin e eprorit britanik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.