Kush është drejtori shqiptar me xhaketë 7 mijë euro





Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gent Gazheli, është parë së fundmi me një xhup Loro Piana, model Kiku patch-pocket bomber jacket, me çmim rreth 7,000 euro.

Veshja e zgjedhur nga Gazheli është një prej artikujve më luksozë në botë, dhe ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve, për shkak të kostos që përkon me rrogat vjetore të dhjetëra familjeve shqiptare, në një kohë kur vendi renditet mes ekonomive me pagat më të ulëta në Europë dhe me kosto jetese gjithnjë në rritje./JOQ Albania

Gazheli nuk është i panjohur për shpenzimet luksoze; më parë është shfaqur edhe me veshje të markave si Brunello Cucinelli, ndërsa vartësit e tij e kanë cilësuar si “Drejtori i 2030-s”. Media kanë nisur ta quajnë ironikisht “Don Zhuani i Doganave”, për stilin dhe luksin që shfaq në publik.