Abdixhiku: Sekti i VV-së do të manipulojë votën e diasporës – mërgata s’mashtrohet më

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po tenton të ndërtojë një sistem të manipulimit të votave, ose siç e quan ai, vjedhje të votave.

Kjo vjen pas sulmeve të VV-së ndaj partisë që Abdixhiku udhëheq, lidhur me formën e votimit të diasporës pas vendimit të PZAP-it, transmeton Klankosova.tv.

Sipas tij, VV po shfaq panik, pasi siç thotë ai, mërgata nuk mashtrohet më.

“Mërgata nuk mashtrohet më. Mërgata nuk blihet. Mërgata po ndryshon. Mashtrimet e propagandat nuk kalojnë më! Jo më ndaj këtij vendi. Jo më në emër të mërgatës. Jo më ndaj demokracisë. Kosova po zgjohet. Mërgata po rikthehet. E paniku i tyre është shenja e parë e humbjes së që i pret”, ka shkruar i pari i LDK-së.

“Sekti i Vetëvendosjes nuk e do këtë. Ata duan të manipulojnë. T’i printojnë vet fletëvotimet. T’i mbushin vet. T’i manipulojnë votat vet. Të prodhojnë rezultatin që s’e marrin dot me besimin e qytetarëve”.

Postimi i plotë i Lumir Abdixhikut:

Paskan reaguar i madh e i vogël në sektin e Vetëvendosjes. Natyrisht me mashtrim, pa fakte, me propagandë – siç dijnë vet ata. Mashtrimi u është bërë mendësi sot.

E vërteta është se që nga caktimi i datës së zgjedhjeve, e deri më sot, po provohet nga Vetëvendosja në çdo mënyrë të ndërtohet një sistem i manipulimit të votave. I vjedhjes së tyre për ta thënë thejshtë.

Një herë, provuan ta kthejnë sistemin e vjetër të votimit me email. Atë ku një militant, para televizorit, mbushte qindra e qindra fletvotime vet. Merreni me mend: në Kosovë kalojmë në dhjetëra hapa sigurie para se një fletëvotim të pranohet e të numërohet; këta, të pakënaqur nga rezultati i fundit lokal, donin t’i kthenin kohët e vjetra të votimeve e manipulimeve masive. Rastet e tilla jane ende të deponuara në hetuesi e prokurori. KQZ natyrisht nuk e lejoj. Drejtësia dhe ligji qëndruan.

Pastaj provuan të votojnë në depo mallrash, salla dasmash e restorante; pra jashtë ambasadave e konsullatave siç e thotë ligji. Votime në vende ku nuk ka shtet, nuk ka kontroll, nuk ka monitorim. PZAP, natyrisht, siç e thotë ligji, nuk e lejoj.

Dhe ja ku jemi sot:

Panik. Sulme. Ulërima. Histeri politike.

E vërteta është e thjeshtë. Mërgata kurrë më të lehtë nuk e ka patur votimin. Përveç se zgjedhjet janë në fundvit, kur secili mund të jetë në atdhe; secili bashkëatdhetar që nuk vie këndej, mund të votojë në konsulatë e ambasadë të Republikës; shtetit tonë. Mund dhe të votojnë edhe me postë; secili në emrin e vet, me fletvotim jo të printuar por të pranuar nga shteti i vet.

E di se do ta bëjnë.

LDK po punon secilën ditë me ta. Regjistrohuni e ejani e votoni masivisht në Kosovë. Ne jemi të qetë!

Sekti i Vetëvendosjes nuk e do këtë. Ata duan të manipulojnë. T’i printojnë vet fletëvotimet. T’i mbushin vet. T’i manipulojnë votat vet. Të prodhojnë rezultatin që s’e marrin dot me besimin e qytetarëve.

Përse? Sepse e kanë kuptuar një të vërtetë të madhe:

Mërgata nuk mashtrohet më. Mërgata nuk blihet. Mërgata po ndryshon.

Mashtrimet e propagandat nuk kalojnë më! Jo më ndaj këtij vendi. Jo më në emër të mërgatës. Jo më ndaj demokracisë.

Kosova po zgjohet.

Mërgata po rikthehet.

E paniku i tyre është shenja e parë e humbjes së që i pret.