“Maqedonia dhe Hungaria forcuan bashkëpunimin strategjik energjetik – delegacioni i ministrisë në seancën e pestë të Komitetit të Përzier“ – Tetova Sot





Seanca e pestë e Komitetit të Përzier për Bashkëpunim Ekonomik ndërmjet Maqedonisë së Veriut
dhe Hungarisë solli një dimension të ri në bashkëpunimin dypalësh energjetik, duke theksuar
rëndësinë e stabilitetit rajonal dhe sigurisë së furnizimit me energji.
Një delegacion i Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, i udhëhequr nga
sekretari shtetëror Goran Jovanovski, mori pjesë në seancën e Komitetit të Përzier, i cili
konfirmoi prioritetet dhe angazhimet e përbashkëta strategjike në sektorin e energjisë. Grupet e
punës së ekspertëve nga dy ministritë e energjisë koordinuan pikat strategjike që do të avancojnë
infrastrukturën e energjisë, efikasitetin dhe inovacionin.
Nënshkrimi i protokollit, i cili përcakton edhe qëllimet dhe aktivitetet e përbashkëta energjetike,
u mbajt si akt final në seancës e Komitetit, i cili përfshinte dikastere të shumtë, me qëllim nxitjen
e stabilitetit rajonal dhe sigurisë energjetike.
Seanca e Komitetit të Përzier e konfirmoi angazhimin strategjik të të dy vendeve për të forcuar
stabilitetin rajonal energjetik. “Bashkëpunimi në energji mbetet një shtyllë kyçe e marrëdhënieve
tona. E konfirmuam rëndësinë e furnizimit të pandërprerë me gaz natyror, duke mbështetur
projektet infrastrukturore që rrisin besueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e sistemeve tona
energjetike, duke pranuar se sigurimi i një të ardhmeje të sigurt dhe të qëndrueshme energjetike
është përgjegjësi e përbashkët”, theksoi Sekretari Shtetëror Goran Jovanovski
Jovanovski dhe delegacioni maqedonas gjithashtu zhvilluan takime dypalëshe me kryetarin e
Komitetit të Përzier, Petar Staraj, si dhe me Petar Holica, zëvendëssekretar shtetëror i Ministrisë
së Energjisë të Hungarisë, në të cilat riafirmuan angazhimin e tyre të përbashkët për zhvillimin e
infrastrukturës, përmirësimin e efikasitetit të energjisë dhe modernizimin e sistemeve të
prodhimit të energjisë elektrike.
“Shkëmbimi i praktikave të mira dhe ekspertizës në operimin e tregut të energjisë elektrike është
thelbësor. Ne jemi të inkurajuar nga progresi në dialogun teknik për energjinë gjeotermale.
Modernizimi i REK Manastirit, me fokus në sistemet e ftohjes së thatë ose hibride, është një
fushë tjetër ku bashkëpunimi ynë mund të sjellë përfitime reale. Bashkëpunimi i thelluar midis
HUPX dhe MEMO do të lehtësojë më tej integrimin e tregut, shkëmbimin e të dhënave dhe
zhvillimin e kapaciteteve, duke promovuar funksionimin transparent dhe efikas të tregut të
energjisë elektrike në rajonin tonë”, theksoi Jovanovski.
Seanca bëri të qartë se bashkëpunimi mes dy vendeve nuk kufizohet vetëm në nënshkrimin e
protokolleve. Ajo bazohet në besim, ekspertizë dhe vizion për një të ardhme të qëndrueshme
energjetike, e cila do të sigurojë siguri dhe prosperitet për të gjithë rajonin.

“Maqedonia dhe Hungaria forcuan bashkëpunimin strategjik energjetik – delegacioni i ministrisë në seancën e pestë të Komitetit të Përzier“ – Tetova Sot