BEI Globale forcon partneritetin me Maqedoninë e Veriut

 Zëvendëspresidenti i BEI-t, Robert de Groot, kryeministri Hristijan Mickoski dhe
ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timčo Mucunski, bien
dakord të avancojnë bashkëpunimin strategjik dhe të nënshkruajnë marrëveshjen e
vendit pritës me qëllim rritjen e bashkëpunimit.
 Që prej vitit 1991, BEI ka investuar 1,6 miliardë euro për të mbështetur
infrastrukturën jetike ekonomike, komunat dhe bizneset maqedonase.
 Krahu i zhvillimit të Bankës së BE-t (BEI Globale) pret të zgjerojë mbështetjen e saj
për kujdesin shëndetësor dhe arsimin, duke rritur njëkohësisht asistencën teknike.

Gjatë vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut, zëvendëspresidenti i BEI-t, Robert de Groot, u takua me
kryeministrin Hristijan Mickoski dhe nënshkroi një marrëveshje të vendit pritës me ministrin e Punëve
të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timčo Mucunski, duke shënuar një moment të rëndësishëm në
forcimin e mbështetjes për rritjen ekonomike të vendit dhe integrimin në BE.
Si Banka e BE-së, BEI ka investuar 1,6 miliardë euro në Maqedoninë e Veriut për projekte të
qëndrueshme, duke siguruar kushte më të mira të ujësjellës-kanalizimeve, lidhje moderne transporti,
biznese më të forta dhe siguri të përmirësuar energjetike. Marrëveshja e re do t’i mundësojë BEI-t të
forcojë këtë bashkëpunim, duke rritur në maksimum mbështetjen financiare dhe teknike në fusha të
tjera kyçe, siç janë kujdesi shëndetësor dhe arsimi.
“Kjo marrëveshje forcon partneritetin tonë dhe konfirmon qëllimet tona të përbashkëta – mbështetjen e
rrugëtimit të Maqedonisë së Veriut drejt integrimit në BE, përmirësimin e lidhjes rajonale dhe
tranzicionin e gjelbër”, tha zëvendëspresidenti Robert De Groot në ceremoninë e nënshkrimit në
Shkup. “Investimet e qëndrueshme janë jetike për ndërtimin e një ekonomie të qëndrueshme dhe të
gatshme për të ardhmen, që mund të konkurrojë në të gjithë BE-në dhe globalisht.”
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, u shpreh: “Që nga sot,
BEI do të jetë edhe më pranë institucioneve shtetërore, qeverisjes lokale dhe kompanive
maqedonase, duke ofruar mbështetje për realizimin e investimeve dhe projekteve të tyre zhvillimore.
Prania më e afërt e BEI-së përfaqëson një sinjal të qartë se vendi ynë po ecën drejt një ekonomie
moderne, evropiane dhe konkurruese – të hapur për investime dhe të orientuar drejt rritjes afatgjatë
dhe të qëndrueshme.”
BE-ja po e mbështet në mënyrë aktive vendin në disa fusha kyçe, si pjesë e përpjekjeve të saj më të
gjera për të lehtësuar integrimin e vendit në BE dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
“Si krahu huadhënës i BE-së, BEI luan një rol kyç në përkthimin e angazhimit të BE-së për integrimin
e Maqedonisë së Veriut në BE në projekte konkrete”, u shpreh Ambasadori i BE-së në Maqedoninë
e Veriut, Michalis Rokas. “Së bashku, në kuadër të nismës “Team Europe”, ne po investojmë në
transformimin e vendit – duke mbështetur rritjen e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, infrastrukturën
moderne dhe standardet më të mira të jetesës për të gjithë qytetarët”, nënvizoi ai.
Gjatë vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut, zëvendëspresidenti De Groot u takua gjithashtu me
ministren e Financave, Gordana Dimitrieska-Kočoska, zëvendëskryeministrin dhe ministrin e
Transportit, Aleksandar Nikoloski, ministrin e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerare, Sanja
Božinovska, dhe përfaqësuesit e Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut (DBNM) për të
diskutuar lidhur me mundësitë për rritjen e mbështetjes financiare dhe teknike për vendin.

Public

98-100, boulevard Konrad Adenauer L-2950 Luxembourg; tel.: (+352 ) 43 79 – 21000 www.eib.org/press – [email protected]
Në vitin 2025, BEI Globale krijoi partneritet me Dhomën Ekonomike të Maqedonisë së Veriut për të
njoftuar Udhëzuesin Online të Dekarbonizimit dhe po punon me bankat vendase për të forcuar
praktikat ndaj rreziqeve klimatike. Në bashkëpunim me Bankën për Zhvillim, që prej vitit 2019, 920
kompanive kanë përfituar financim me vlerë 650 milionë euro, duke mbështetur mbi 61 000 vende
pune dhe duke krijuar rreth 2000 të reja.

Të dhëna bazë
Rreth BEI-t dhe BEI Globale
BEI është institucioni financues afatgjatë i Bashkimit Evropian në pronësi të shteteve të tij anëtare. Ai
vë në dispozicion financime afatgjata për investime të shëndosha në mënyrë që të kontribuojë drejt
qëllimeve të politikës së BE-së. BEI mbështet projekte në katër fusha prioritare: infrastrukturë,
inovacion, klimë dhe mjedis, dhe ndërmarrje të vogla e të mesme (NVM). BEI Globale është krahu i
specializuar i Grupit të BEI-t, i dedikuar për rritjen e ndikimit të partneriteteve ndërkombëtare dhe
financave të zhvillimit, si dhe një partner kyç i Global Gateway. Ne synojmë të mbështesim investime
me vlerë 100 miliardë euro deri në fund të vitit 2027 – rreth një të tretën e objektivit të përgjithshëm të
kësaj nisme të BE-së. Në kuadër të “Team Europe”, BEI Globale nxit partneritete të forta dhe të
fokusuara së bashku me institucionet e tjera financiare të zhvillimit dhe shoqërinë civile. BEI Globale e
afron Grupin e BEI-t më pranë njerëzve, kompanive dhe institucioneve vendase përmes zyrave tona
në mbarë botën.

Rreth BEI Globale në Maqedoninë e Veriut
BEI Globale ka qenë aktive në Maqedoninë e Veriut që nga themelimi i saj në vitin 1991, duke dhënë
financim për të mbështetur projekte kyçe të infrastrukturës, autoritetet lokale dhe bizneseve të vogla.
BEI ka dhënë 1,6 miliardë euro financim për bizneset e vogla dhe projektet e infrastrukturës së
transportit, energjisë dhe shërbimeve. Ajo e vë ekspertizën e saj teknike dhe financiare në dispozicion
të partnerëve të saj vendas përmes këshillave dhe asistencës teknike të përshtatur. Për më shumë
informacion në lidhje me projektet e BEI-t në Maqedoninë e Veriut, vizitoni Maqedonia e Veriut dhe
BEI.
BEI Globale është një nga financuesit kryesorë ndërkombëtarë në Ballkanin Perëndimor. Për
informacion të detajuar mbi aktivitetet tona në këtë rajon, www.eib.org/en/publications/the-eib-in-the-
western-balkans.

BEI Globale forcon partneritetin me Maqedoninë e Veriut