Shkup, 12 nëntor – Më 11 nëntor 2025, rreth orës 13:10, në kryqëzimin e rrugës “Jani Lukrovski” me një rrugë shërbimi në Shkup, një automjet “Mitsubishi” me targa të Shkupit, i drejtuar nga J.P. (24) nga Shkupi, ka goditur këmbësoren S.T. (65), gjithashtu nga Shkupi – raporton Tetovasot.
Sipas informacioneve nga SPB Shkup, aksidenti ka shkaktuar lëndime të rënda trupore te viktima, të cilat janë konstatuar në Kompleksin Klinik “Nëna Terezë”.
Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga ekipi hetimor i SPB Shkup, ndërsa rasti po hetohet për të përcaktuar rrethanat e plota dhe përgjegjësinë e drejtuesit të automjetit.TS