Kostadinovski: Nëse Kuvendi nuk reagon, Gjykata Kushtetuese do të vendos për balancuesin, Kodin Penal dhe Ligjin e gjuhëve





Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, e komentoi raportin e fundit të Komisionit Evropian, duke shprehur shqetësim për gjendjen shumëvjeçare të “status quo”-së në sistemin juridik. Ai kritikoi Kuvendin për mosrespektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe paralajmëroi se, nëse nuk merren ndryshimet e nevojshme, gjykata do të marrë vendime përfundimtare.

Kostadinovski iu referua ligjeve kontestuese për balancuesin, ndryshimeve në Kodin Penal dhe Ligjin për përdorimin e gjuhëve, duke paralajmëruar afate dhe hapa të mundshëm për zgjidhjen e tyre, njofton TS.

Në lidhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, Kostadinovski njoftoi se deri në fund të muajit do të kërkojë mendim nga gjyqtari raportues, ndërsa më së voni deri në shkurt çështja do të dalë në seancë.

Ai u bëri apel Kuvendit që ta plotësojë përbërjen e Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë që të shmangen vendimet e pazgjidhura me rezultat 4-4.

Sa i përket përzgjedhjes së gjyqtarëve për në Strasburg, Kostadinovski theksoi se komisioni i mëparshëm kishte bërë një gabim në procedurat e tij.