Në kuadër të zbatimit të konkluzave të Kuvendit Qendror, sot u konstitua Këshilli Koordinativ i PDSH-së, organ që do të ketë rol udhëheqës në koordinimin e aktiviteteve lidhur me riorganizimin e strukturave partiake.
Në mbledhjen konstituive, me përbërje të plotë, kryesues i Këshillit Koordinativ u zgjodh z. Imer Aliu.
Ky proces do të synojë fillimin e një faze të re të konsolidimit të partisë, forcimin e strukturës organizative dhe disiplinës partiake; përfshirjen e kuadrove të reja dhe të rinjve me integritet e përgatitje profesionale; rritjen e transparencës si dhe komunikimit të brendshëm.