MPB njofton se sot në mëngjes, rreth orës 04:35, në SPB Shkup është raportuar se në kryqëzimin e rrugëve “Leninova” dhe “Stoltenbergova” në Shkup, një automjet “Hyundai” me targa të Shkupit, i drejtuar nga D.D. (38) nga Shkupi, ka goditur një oficer policie që po kryente detyrat e tij zyrtare.
Si pasojë, oficeri i policisë ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum Ohri” në Shkup.
Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga ekipi hetimor i SPB Shkup dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të paraqitet kallëzim përkatës.