ENISA AJRULI HAPI EKSPOZITËN “TATUAZHET DHE ARTI I TRUPIT”





Në Galerinë e Arteve Pamore në Tetovë, është hapur ekpozita e artisteS Enisa Ajruli. Kjo ekspozitë titullohej “Tatuazhet dhe arti i trupit”. Përmes krijimeve të saj, Ajruli hulumton lidhjen mes identitetit, përkatësisë dhe estetikës, duke e vendosur trupin në qendër të një dialogu vizual mes traditës dhe modernitetit. Me këtë rast, Enisa Ajruli thekson se kjo ekspozitë sjell një qasje të veçantë dhe bashkëkohore ndaj trupit njerëzor si kanavacë e artit dhe si hapësirë e shprehjes personale.Deklarata Artistja përdor një gjuhë vizuale të ndjeshme dhe eksperimentale, ku ngjyrat, format dhe teksturat krijojnë një narrativë që fton shikuesin të reflektojë mbi konceptin e trupit si identitet i lëvizshëm dhe i shumëkuptimshëm. Ekspozita pritet të ngjallë interes të gjerë në publikun e Tetovës dhe më gjerë, duke ofruar një përvojë të veçantë estetike dhe emocionale.

ENISA AJRULI HAPI EKSPOZITËN “TATUAZHET DHE ARTI I TRUPIT”