Edhe pse disa media kanë raportuar për përmirësimin e situatës me pastrimin në Shkup dhe komunën e Çairit, realiteti në terren tregon një pamje tjetër.
Tetovasot sjell fotografi nga Sheshi “Skënderbeu” në qendër të kryeqendrës, ku mbeturinat vazhdojnë të jenë të pranishme, duke dëshmuar se problemi ende nuk është zgjidhur.
Banorët e zonës shprehen të pakënaqur me menaxhimin e mbeturinave dhe kërkojnë veprime konkrete nga autoritetet komunale. “Çdo ditë përballemi me erëra të këqija dhe mbeturina të shpërndara, ndërsa raportet për pastrime intensive nuk përputhen me atë që shohim”, thotë një qytetar për Tetovasot.
Nga ana tjetër, organet komunale ende nuk kanë dhënë një reagim të ri për situatën aktuale.
Ndërkohë, fotografitë nga terreni flasin më shumë se fjalët problemi me pastrimin në Shkup dhe Çair mbetet evident.TS


