Pas fitores në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 2 nëntor, sot Bilall Kasami mori zyrtarisht mandatin e dytë si kryetar i Komunës së Tetovës informon Tetovasot.
Gjatë fjalimit të tij pas marrjes së mandatit, Kasami theksoi se do të vazhdojë me realizimin e projekteve tashmë të nisura, duke paralajmëruar edhe nisjen e iniciativave të reja që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve të Tetovës.
“E mira e këtij mandati do të jetë se nuk do të mund të më akuzojnë se po realizoj projektet e lëna në gjysmë nga ish-kryetari”,
deklaroi Kasami.