Sot rreth orës 18:30 të mbrëmjes, në afërsi të tregut të gjelbër në Tetovë, është raportuar një vdekje e dyshimtë. Sipas informacioneve të para, trupin pa shenja jete e ka zbuluar një kalimtar rasti.
TS mëson jozyrtatisht se viktimave është një 24 vjeçare me inicialet D.S nga Gjakova, e cila ishte studente në vitin e katërt të studimeve, njofton TS. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë dalë ekipet e policisë dhe përfaqësues të Prokurorisë Publike, të cilët po kryejnë hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e vdekjes.
Trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje shtesë lidhur me identitetin e plotë të viktimës apo shkaqet e mundshme të vdekjes.
Sipas informacioneve jozyrtare nga banorët e zonës, vajza thuhet se më herët ka pasur disa tentativa për vetëvrasje dhe kishte pasur kontakt me një person, për të cilin policia po zhvillon hetime përmes gjurmimit të të dhënave telefonike.
Policia e Tetovës ka njoftuar se informacione më të detajuara do të publikohen pas përfundimit të hetimeve paraprake.