Tragjedi në rrugën Gradsko–Prilep: Humbin jetën dy persona pas aksidenti





Më 4 nëntor 2025, rreth orës 16:40, në rrugën magjistrale Gradsko–Prilep, pranë fshatit Radobil, është regjistruar një aksident tragjik ndërmjet dy automjeteve pasagjerësh, njofton TetovaSot.
Automjeti “Kia” me targa të Radovishit, i drejtuar nga O.O. (31) nga fshati Topollnicë, rrethina e Radovishit, u përplas me automjetin “Volkswagen Passat” me targa të Velesit, i drejtuar nga Gj.P. (35) nga fshati Drenovë, rrethina e Kavadarit.
Nga aksidenti, në vendngjarje ndërruan jetë shoferi Gj.P. dhe bashkudhëtari i tij B.P. (56) nga fshati Drenovë, rrethina e Kavadarit. Mjeku ka konstatuar vdekjen dhe trupat e të ndjerëve janë dërguar për obduksion me urdhër të prokurorit publik.
Në aksident kanë pësuar lëndime të rënda trupore shoferi i automjetit “Kia”, si dhe bashkudhëtarët S.O. (24) nga Topollnicë, dhe N.P. (28), T.P. (53) dhe S.P. (31) nga fshati Drenovë, të gjithë të shtruar në Spitalin e Qytetit të Prilepit dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Kavadarit.
Në vendngjarje është kryer inspektim nga prokurori publik dhe ekipi i inspektimit i NJPB Prilep, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit janë duke vazhduar.TS