Më 4 nëntor 2025, rreth orës 22:00, në fshatin Forinë të Gostivarit, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria N.R. (43) nga fshati Vrapçisht i Gostivarit.
Gjatë kontrollit, tek ai është gjetur dhe konfiskuar një pako me substancë të bardhë në formë pluhuri, e dyshuar si lëndë narkotike.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të përgatitet parashtresa përkatëse.TS