Emir Sulejmani: Asnjë pushtet nuk mund të ndalë të ardhmen që po vjen!





Ish-kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Zhelinës, Emir Sulejmani ka shkruar për rëndësinë e besimit dhe bashkëpunimit në politikë.

“Politika nuk është vetëm garë, është udhëtim besimi, shprese dhe dashurie për vendin. Çdo sfidë që kaluam na bëri më të fortë, çdo pengesë që na vunë përballë, na tregoi se rruga jonë është e drejtë,” tha Sulejmani, njofton TS.

Ai shtoi se përmes këtij udhëtimi, ata kanë fituar zemrat e qytetarëve dhe se çdo fitore e madhe lind nga besimi i njerëzve.

“Zemrat që besojnë, ecin bashkë. Dhe kur ecim bashkë, asnjë pushtet nuk mund ta ndalë të ardhmen që po vjen,” theksoi ai.

Deklarata e Sulejmanit nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit dhe unitetit qytetar në përballimin e sfidave politike dhe sociale./TS