Mexhiti nga Tetova: Nga e hëna fillon një periudhë e re, kur shqiptarëve do u japim përfaqësim të ri dhe drejtues të rinj
Pas një fushate të gjatë dhe intensive, ku u përballën dy oferta politike dhe qytetarët patën mundësi të dëgjojnë dhe të vlerësojnë kandidaturat dhe programet, sonte në Tetovë ta përmbyllim fushatën në të njejtën frymë solemniteti, feste e gëzimi, kështu tha Mexhiti nga Tetova.
Sipas tij, pavarësisht se kundërshtarët politikë u përpoqën maksimalisht që zgjedhjeve t’u japin karakter ultimativ dhe pavarësisht që në vazhdimësi punuan që ta kthejnë ambientin nga karakteti garues në karaktet luftues, fushata dhe dita e zgjedhjeve është dhe duhet qenë dita më e bukur festive e demokracisë.
Sonte në Tetovë nuk jemi vetëm për ta mbyllur fushatën, por edhe për ta hapur kapitullin e ri të klasës së re politike shqiptare. Kjo është klasa politike që punon dhe nuk flet, që realizon dhe nuk premton, klasa politike që do ta ndërtojë imazhin e shqiptarëve evropianë nga Likova deri në Prespë. Jam sonte këtu jo vetëm për mikun tim Bilallin, sepse Bilalli është i paarritshëm më në këtë garë, por jam këtu edhe për të thënë se Çairi e Tetova janë dy flamurët e kësaj fitore dhe të kësaj historie të politikës shqiptare në vendin tonë, tha mes tjerash Mexhiti.
Më tej, ai theksoi se nga e hëna sfida e tyre nuk është më AKI-ja, sepse ata nga e hëna nuk do ta dinë as sa janë e as kush janë, por nga e hëna për ta fillon një periudhë e re, kur shqiptarëve do u japim përfaqësim të ri dhe drejtues të rinj, shtoi për fund ai.