Mickoski për rastin Teodora: Ndjej neveri ndaj gjykatësve nuk e meritojnë rrogën që e marrin

Kryeministri Hristijan Mickoski komentoi vendimin me të cilin shoferi Mensur Pajaziti u dënua me dy vjet burg për aksidentin rrugor në të cilin humbi jetën e reja Teodora Ristovska në Tetovë.

“Qëndrimet e mia për Prokurorinë dhe sistemin gjyqësor janë thënë dhe diskutuar që më parë. Dhe sa herë që flasin pse po vonohemi me procesin e reformave, dua që publiku të dijë se bëhet fjalë për gjashtë ligje që lidhen me rritjen e buxhetit, pra të pagave të tyre. Këto i kërkojnë ata që kanë vetëm dy përqind besim. Unë ndjej neveri, sepse ata nuk e meritojnë as këtë pagë për shkak të këtyre vendimeve. Reforma thelbësore është pikërisht kjo – ligjet janë për rritje të buxhetit. Nuk është problem, mund ta rrisim edhe trefish, por së pari le të meritojnë,” deklaroi kryeministri.