Aksion i madh antidrogë në Shkup, 12 persona përfundojnë në pranga





Një aksion i gjerë policor i zhvilluar në disa lokacione të Shkupit ka përfunduar me arrestimin e 12 personave, ndërsa janë sekuestruar marihuanë dhe substanca pluhurore të bardha, raporton Tetovasot.

Sipas MPB-së, gjatë periudhës 22–23 tetor janë privuar nga liria disa persona nga Shkupi, Velesi, Tetova dhe një shtetas i Turqisë, pasi gjatë kontrolleve policore u janë gjetur lëndë narkotike.

Tetovasot mëson se pas dokumentimit të plotë të rasteve ndaj të gjithë të dyshuarve do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo