Minçev uron 23 Tetorin: Të ndërtojmë një shtet të fortë, demokratik dhe me mundësi të barabarta





Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, ka uruar qytetarët me rastin e 23 Tetorit – Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase, duke theksuar se kjo datë kujton idealin për një Maqedoni të lirë dhe sakrificat e atyre që luftuan për të informon Tetovasot.

Në mesazhin e tij, Minçev vlerëson se idealet e revolucionarëve mbeten një obligim i përhershëm për ruajtjen e lirisë, forcimin e unitetit dhe ndërtimin e një shoqërie ku drejtësia, dinjiteti dhe mundësitë e barabarta janë baza e së ardhmes së përbashkët.

Ai thekson se lufta dhe përkushtimi i brezave të mëparshëm duhet të shërbejnë si frymëzim për të vazhduar ndërtimin e një shteti të fortë, demokratik dhe prosperues, ku çdo qytetar ta shohë të ardhmen e tij.

Në fund të mesazhit, ministri uroi qytetarët me rastin e 23 Tetorit – Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo