Mickoski dhe Ali Rashed Luta, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike të Dubait: Shohim potencial të rëndësishëm në këtë partneritet, për të thelluar bashkëpunimin tonë

Sot në Qeveri u zhvillua takim pune, në të cilin morën pjesë Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, përfaqësues të komunitetit afarist dhe Mohamed Ali Rashed Luta, kryetar dhe drejtor Ekzekutiv i Odës Ekonomike të Dubait.

Në takimin, Kryeministri Mickoski informoi se prioritet i Qeverisë është stabilizimi ekonomik i vendit, gjegjësisht, siç tha ai, të sjellim sa më shumë investime të huaja direkte dhe gjithashtu të mbështesë investitorët vendas direkt.
Para së gjithash, dua t’ju informoj se gjatë katër tremujorëve të fundit, kemi arritur një rritje të prodhimit tonë të brendshëm prej 3%. Kjo Qeveri u zgjodh rreth 15 muaj më parë dhe që nga fillimi prioriteti ynë kryesor ka qenë stabilizimi ekonomik i vendit. Ne dëshirojmë të prezantohemi si një Qeveri e cila orientohet drejt biznesit që dëshiron të mbështesë biznesin dhe mundësitë për biznes.
Të sjellim sa më shumë investime të huaja direkte dhe gjithashtu të mbështesim investitorët vendas direkt. Rezultati i këtyre aktiviteteve është rritje e ndjeshme e investimeve gjatë gjysmës së dytë të vitit të kaluar dhe gjysmës së parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të viteve të mëparshme.
Në tremujorin e tretë të vitit 2024, arritëm një rritje të PBB-së prej 3%, në tremujorin e katërt të vitit 2024 dhe tremujorin e parë të vitit 2025, 3.2%, dhe në tremujorin e dytë, arritëm një rritje të PBB-së reale prej 3.4%. Kemi një rritje nominale prej 7.8%, që është shumë e rëndësishme për të gjithë ne, sepse në fillim, kur po hartonim buxhetin tonë për këtë vit fiskal, disa nga institucionet financiare ndërkombëtare ishin shumë të shqetësuara se nuk do të ishim në gjendje të arrinim 7.5% të PBB-së nominale. Por arritëm edhe mbi 7.5%, dhe kjo është shumë e rëndësishme për ne.
Po përshpejtojmë ndërtimtarinë, turizmin, bujqësinë dhe veçanërisht i kushtojmë vëmendje eksportit të produkteve bujqësore që prodhohen nga bujqit tanë dhe mendoj se deri më tani po shkon mirë. Kemi konsoliduar ekonominë dhe kemi krijuar një klimë të mirë biznesi. Nuk ka më politikanë që ushtrojnë presion mbi bizneset. Ky ishte hapi im i parë, për të çliruar bizneset nga presionet e jashtme politike, theksoi Mickoski dhe shtoi:
Nëse analizojmë tregun evropian, atëherë mund të konkludojmë se kemi arritje të jashtëzakonshme, për shkak se tregu evropian po përballet me sfida të mëdha, veçanërisht kur bëhet fjalë për industrinë automobilistike. Konsideroj se për momentin ofrojmë zgjidhje të mira dhe mendoj se ideja juaj për të gjetur një dritare tjetër të mundësive, veçanërisht në tregun afrikan kur bëhet fjalë për pjesë rezervë për automobila, është një ide vërtet e mirë.
Lidhur me turizmin, Kryeministri Mickoski theksoi se në 7 muajt e fundit që nga fillimi i këtij viti kemi pasur një rritje prej 15% për vizitorët dhe 10% kur bëhet fjalë për netë-qëndrimet.
Dua të theksoj se turizmi është gjithashtu pjesë e prioriteteve tona. Në 7 muajt e fundit që nga fillimi i këtij viti kemi pasur një rritje prej 15% për vizitorët dhe 10% për netë-qëndrime. Do të donim të arrinim 1.5 milion turistë gjatë gjithë vitit dhe një numër më të madh netë-qëndrimesh gjatë gjithë vitit. Nuk do të habitesha nëse do të arrinim një rritje prej 4% të PBB-së deri në fund të tremujorit të tretë të këtij viti. Konsolidimi i buxhetit është tashmë drejt përfundimit. Besoj se deficiti buxhetor do të jetë më pak se 4%, shpenzimet kapitale janë në një nivel të mirë.

Mickoski theksoi se Qeveria është e fokusuar në ndërtimin e autostradave, rrugëve të shpejta, shkollave dhe projekteve të tjera të rëndësishme për qytetarët.

Sigurisht, industria e ndërtimit dhe shpenzimet kapitale lidhen me ndërtimin e autostradave, rrugëve të shpejta, shkollave dhe llojeve të tjera të shpenzimeve kapitale, të cilat janë prioriteti ynë, theksoi Mickoski dhe shtoi:
Shkalla e inflacionit në muajin korrik ishte rreth 4% në bazë vjetore, në bazë mujore kemi 0.2%. Presim që deri në fund të kemi një normë mesatare inflacioni rreth 4% ose më pak se 4%. Do të vazhdojmë të punojmë për konsolidimin e normës së inflacionit në 3%, që do të jetë qëllimi ynë në afat të shkurtër. Prandaj, mendoj se këta tregues mund të jenë një rekomandim i mirë.

Mohammed Ali Rashed Luta, kryetar dhe drejtor Ekzekutiv i Odës së Tregtisë së Dubait, gjatë takimit theksoi:

Shkalla e inflacionit në korrik ishte rreth 4% në vit, në bazë mujore kemi 0.2%. Presim të kemi një normë mesatare inflacioni prej rreth 4 ose më pak se 4% deri në fund. Do të vazhdojmë të punojmë për konsolidimin e normës së inflacionit në 3%, që do të jetë qëllimi ynë në afat të shkurtër. Prandaj, besoj se këta tregues mund të jenë një rekomandim i mirë.

Mohammed Ali Rashed Luta, kryetar dhe drejtor Ekzekutiv i Odës Ekonomike të Dubait, theksoi në takim:
Bashkëpunimi në rritje midis Dubait dhe Maqedonisë së Veriut pasqyron ambicien tonë të përbashkët për të ndërtuar ekonomi të qëndrueshme dhe për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm. Tregtia midis tregjeve tona ka arritur një total prej 495 milionë dollarësh amerikanë gjatë pesë viteve të fundit, duke nënvizuar një trend afatgjatë të angazhimit pozitiv dhe mundësive në rritje. Ky moment reflektohet edhe në praninë në rritje të kompanive maqedonase në Dubai në sektorë të ndryshëm”.
Shkëlqesia e Tij Mohammed Ali Rashed Luta, kryetar dhe drejtor Ekzekutiv i Odës Ekonomike të Dubait, shtoi: “Oda Ekonomike e Dubait mbetet e përkushtuar për forcimin e lidhjeve midis komuniteteve tona të biznesit dhe promovimin e flukseve të investimeve që përparojnë prioritetet tona të përbashkëta. Shohim potencial të rëndësishëm në këtë partneritet dhe jemi të vendosur të sigurohemi që ai do të japë rezultate të prekshme përmes tregtisë së zgjeruar dhe bashkëpunimit më të thellë për të formësuar prosperitetin afatgjatë të të dy tregjeve”.