BDI Tetovë reagon pas rastit tragjik në Spitalin Klinik të Tetovës

BDI – Dega Tetovë ka reaguar pas ngjarjes tragjike që ndodhi mbrëmë në Spitalin Klinik të Tetovës, ku humbi jetën një vajzë 7-vjeçare informon Tetovasot.

Në reagimin e tyre, përfaqësuesit e BDI-së shprehin ngushëllime të sinqerta për familjen, të afërmit dhe të gjithë ata që po përjetojnë këtë humbje të rëndë. Ata kërkojnë hetim me transparencë të plotë dhe ndërmarrjen e masave konkrete për të parandaluar përsëritjen e situatave të tilla.

“Ngushëllimet më të sinqerta i shprehim për familjen dhe të afërmit. Kërkojmë që ky rast të hetohet me transparencë dhe të ndërmerren masa konkrete që situata të tilla të mos përsëriten më,” thuhet ndër të tjera në reagim.