Përleshje masive para Spitalit të Prilepit – 16 persona shoqërohen në polici

Më 19.09.2025, në orën 12:00, në NJPB Prilep është raportuar një përleshje fizike para Spitalit të Përgjithshëm të Qytetit “Borka Taleski” në Prilep.

Sipas policisë, në përleshje kanë marrë pjesë disa persona, të cilët kanë përdorur shkopinj druri dhe sende të tjera. Në vendngjarje janë dërguar nëpunës policorë, por personat nuk i kanë respektuar urdhrat për të ndaluar, pas së cilës njëri nga nëpunësit policorë ka shtënë disa herë në ajër me armën e shërbimit për të shpërndarë turmën.

Më pas, në Stacionin Policor të Prilepit janë shoqëruar 16 persona: E.B. (37), N.SH. (31), I.D. (42), E.B. (37), S.B. (32), D.R. (33), Gj.S. (33), A.S. (28), S.P. (18), E.B. (17), U.D. (18), N.S. (20), E.B. (27), B.B. (55), E.B. (35) dhe një i mitur 16-vjeçar.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngriten kallëzimet përkatëse.TS