Matje indikuese të grimcave të ngurta të pezulluara – PM10 në Trubarevë
Koncentrimet mesatare të grimcave PM10 janë brenda kufijve të lejuar
Në kuadër të monitorimit të rregullt të cilësisë së ajrit ambienal, janë kryer matje indikuese të grimcave të ngurta të pezulluara – fraksioni PM10 në pikën matëse në zonën e Trubarevës. Matjet janë realizuar nga data 19.09.2025 deri më 20.09.2025, përmes një sistemi automatik, duke përdorur metodën dhe pajisjet në vijim:
AMBICON RTM – PM, nefelometër për matje dhe regjistrim në kohë reale të koncentrimeve të grimcave PM10, me rreze drite dhe ciklon selektor me rrjedhje prej 2 l/min.
Instrumenti: ES-642, METONE, SHBA – i certifikuar për monitorim indikiues sipas standardeve MCERTS të Mbretërisë së Bashkuar.
Rezultatet e matjeve:
Koncentrimi mesatar: 9.7 µg/m³
Vlera maksimale e matur: 28.2 µg/m³
Vlera momentale (në momentin e përfundimit të matjes): 20.1 µg/m³
Sipas të dhënave të marra, koncentrimet mesatare të grimcave PM10 gjatë kësaj periudhe janë brenda kufijve të lejuar dhe nuk e tejkalojnë vlerën kufitare 24-orëshe të përcaktuar për mbrojtjen e shëndetit të njeriut.
Këto vlera janë në përputhje me Udhëzimin për vlerat kufitare dhe llojet e substancave ndotëse në ajrin ambienal.
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor vazhdimisht e monitoron cilësinë e ajrit, me qëllim të informimit të duhur dhe mbrojtjes së shëndetit të popullatës.