Mickoski: Duhet të ketë përgjegjësi për qytetin e rrënuar dhe koasin e lënë

Shkupi sot është i humbur në politikën ditore, ndërsa viktimë janë qytetarët. Duhet të ketë përgjegjësi për qytetin e rrënuar dhe kaosin e lënë. Shumë punë, përkushtim dhe njerëz të duhur në vendet e duhura, kjo i nevojitet Shkupit, ndërsa Orce është zgjedhja e duhur, tha sot kryeministri dhe kryetar i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.

Në ngjarjen promovuese të partisë për kryetar të Shkupit, paralajmëroi qasje të re dhe shumë më shumë punë në terren, si dhe ekipe të fuqishme dhe kompakte të cilat do të bashkëpunojnë në nivel qendror dhe lokal.

“Jemi këtu që të punojmë, e jo të aktrojmë politikë. Përgjegjësia para qytetarëve nuk është opsion, por detyrim”, porositi Mickoski. Para tij foli edhe kandidati për kryetar i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit”, Orce Gjorgjievski.