Mbi 50 burra të një familjeje të fuqishme nga Gazibaba kanë braktisur Izet Mexhitin dhe i janë bashkuar Bujar Osmanit.
Ata këtë lëvizje e kanë bërë për shkak se nuk mund të durojnë nënçmimin që po marrin shqiptarët nga kjo qeverisje e VLEN-it.
Dinjiteti i shqiptarëve është më i madh se asfaltimi i një rrugice në Gazibaba, krenaria e shqiptarëve është më e madhe se kanalizimi në Gazibaba, që bëhet vetëm në kohë zgjedhjesh dhe lihet i harruar për 20 vite.
Sot shqiptarët kanë më shumë nevojë për krenari e dinjitet, sesa për një rrugë të harruar me asfalt. Bashkimi i tyre me Bujar Osmanin jep edhe garanci, edhe dinjitet, edhe siguri për të qenë shqiptarë me zemër – ndërsa rrugët do të asfaltohen pas 19 tetorit.
Nga ana tjetër, vlen të theksohet se Bujar Osmani po kryeson në anketa dhe pritet të jetë kryetari i ardhshëm i Çairit.