Më 19.09.2025, në ora 12:45, në NJPB Prilep është raportuar një aksident trafiku në rrugën “Car Samoil” në Prilep.
Sipas raportit, automjeti “Mercedes” me targa të Prilepit dhe me rimorkio, i drejtuar nga G.B. nga Prilepi, ka goditur këmbësorin L.C. nga i njëjti qytet.
Pas aksidentit, këmbësori është transportuar me automjetin e Ndihmës së Shpejtë në Spitalin e Qytetit Prilep, ku mjekët kanë konstatuar se ai ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Në vendngjarje ka kryer këqyrje dhe ekspertizë ekipi hetimor i NJPB Prilep.TS