Pas vizitës derë më derë të kandidatit për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, komuniteti rom në Topanë ka nisur të ngrejë zërin (VIDEO)

Videoja e publikuar nga Osmani, që tregoi rrugicat e ngushta dhe kushtet e mjerueshme ku jetojnë familjet rome, tronditi opinionin publik. Për herë të parë, banorët e kësaj lagjeje filluan të shpërndajnë vetë video në rrjete sociale, duke denoncuar neglizhencën shumëvjeçare të komunës.

“Topana trajtohet si Gaza”, thonë vetë banorët, të cilët tashmë e shohin ekspozimin si shans për t’u dëgjuar. Shembulli i vizitës së Osmanit u ka dhënë kurajo që të flasin hapur për padrejtësitë dhe manipulimin ndaj komunitetit të tyre.

 

https://vm.tiktok.com/ZMAULRE8t/