Njësia për Punë të Brendshme (NJPB) në Gjevgjeli ka ngritur kallëzim penal kundër B.S. (50) nga Bogdanci, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e tre veprave penale: “Dhunë”, “Prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” dhe “Përpunimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve dhe lëndëve shpërthyese”.
Sipas policisë, më 09.09.2025, në një pompë benzine pranë Pikës së Kalimit Kufitar Bogorodicë, i dyshuari e ka kërcënuar G.K. (46) nga fshati Përdejc me një send të mprehtë.
Pas incidentit, gjatë bastisjes së shtëpisë së tij në Bogdanc janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, sende me mbetje të një materie pluhurore, mjete piroteknike, një pistoletë “Ekol” 9 mm dhe fishekë për municion manovrimi.TS