Një lajm i hidhur ka përshkruar rajonin e Pollogut, por edhe botën islame në vendet shqiptare, njofton Top24
Myftinia e Tetovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë hoxha dhe profesori i “Medresesë”, Mr. Refet ef. Sadiku.
“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.
Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit të Medresesë Isa Beu, Mr. Refet ef. Sadiku.
Myftinia e Tetovës, nën udhëheqjen e myftiut Dr. Selver ef. Xhemaili, në emrin e tij personal, të stafit të Myftinisë, hoxhallarëve dhe gjithë besimtarëve të Tetovës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për institucionin e Medresesë Isa Beu, për Myftininë e Gostivarit, si dhe për familjen e të ndjerit.
Lusim Allahun e Madhërishëm që ta mëshirojë, t’i japë dritë në varrin e tij dhe ta shpërblejë me Xhenetul Firdeus”, njoftuan nga Myftinia e Tetovës.