Ulet shitja e banesave në Maqedoninë e Veriut

Në tremujorin e dytë të vitit janë shitur më pak banesa se në tremujorin e parë. Të dhënat e publikuara nga Agjencia për Kadastër të Patundshmërive për periudhën 1 prill – 30 qershor tregojnë se gjatë këtij tremujori janë shitur 676 banesa të sapondërtuara nga investitorët, që është për 178 banesa më pak krahasuar me tremujorin e parë të vitit.

Në fazë ndërtimi janë 25.354 banesa të cilat pritet të dalin në tregun e patundshmërive.

Numër më të madh të banesave të shitura ka në komunën e Aerodromit, ku në tremujorin e dytë janë shitur 164 banesa. Ndërsa sa i përket shtëpive, numri më i madh i tyre është shitur në Manastir, respektivisht 60 shtëpi.

Çmimi më i lartë për një metër katror banese është regjistruar në komunën Qendër, ku një banesë prej 96 metrash katrorë është shitur për 260 mijë euro, ose 166.563 denarë për metër katror.

Në tremujorin e dytë janë regjistruar gjithashtu edhe 150 shitje të garazheve, kryesisht në një numër më të madh komunash, ndërsa numri më i madh i lokaleve afariste të shitura është regjistruar në komunën Qendër (28 lokale).

Nga gjithsej 754 shitje të regjistruara nga një investitor në tremujorin e dytë, 676 ishin banesa, 71 shtëpi, pesë garazhe dhe dy lokale afariste.