Më 17 shtator 2025, rreth orës 22:00, në SPB Tetovë është paraqitur një 69-vjeçar nga një fshat i Tetovës, i cili ka raportuar se është mashtruar për një shumë prej 5.500 frangash zvicerane nga A.K. nga Tetova, person që e njihte më parë.
Sipas denoncuesit, gjatë vitit 2021 A.K. i kishte kërkuar paratë hua dhe i kishte premtuar se do t’ia kthente brenda një muaji, por deri më sot nuk e ka bërë këtë dhe as nuk i është përgjigjur në telefon.
Policia ka njoftuar se po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.TS