VLEN akuzon BDI-në – Analistët: Frikësohet se po humb votat maqedonase në Tetovë, Gostivar dhe Strugë
Koalicioni opozitar VLEN ka reaguar ashpër ndaj BDI-së, duke e akuzuar se ka hyrë në ujdi të fshehta me partinë më albanofobe në vend, Levica-n e Dimitar Apasievit. Sipas VLEN-it, kandidatura e Jovana Mojsovskës në Strugë është dëshmi e marrëveshjes së BDI-së me Levicën, me qëllim që të ndalet fitorja e kandidatit të tyre, Mendi Qyrës, në rrethin e parë.
“BDI ka zgjedhur të bëhet partner i Levicës. Por qytetarët e Strugës kanë zgjedhur të jenë partnerë të ndryshimit. Dhe më 19 tetor, ky ndryshim do të ndodhë. Struga do të mbyllë një epokë korrupsioni dhe do të hapë një fillim të ri, të pastër e të ndershëm me Mendi Qyrën,” thuhet në reagimin e VLEN-it.
Ky qëndrim, megjithatë, ngre pyetje të reja politike: pse VLEN po reagon me tone kaq të forta pikërisht për pjesëmarrjen e Levicës në zgjedhjet lokale në Tetovë, Gostivar dhe Strugë?
Analistët vlerësojnë se shqetësimi i VLEN-it janë votat maqedonase. Duke denoncuar BDI-në për aleanca me Levicën, VLEN =-i po i prishen matematikat me votat maqedonase.
“VLEN e di se për të fituar në qytete të përziera si Tetova, Gostivari apo Struga, nuk mjafton vetëm vota shqiptare. Mesazhi kundër Levicës nuk është i rastësishëm – është një shenjë se VLEN kërkon të fitojë simpati edhe te elektorati maqedonas – respektivisht elektorati i VMRO-DPMNE, lideri i së cilës deklaroi që në komunat me shumicë shqiptare do të përkrahet parneri i koalicionit, VLEN,” thekson Gent Aliu, analist. Flaka