Qyetarët e Çairit për TS: Jetojmë në kaos, katastrofë ekologjike, trotuare të bllokuara dhe pa parkingje (VIDEO)
Kaos në komunikacion, higjiena komunale në gjendje katastrofale, rrugë të shkatërruara dhe trotuare të bllokuara, këto janë vetëm disa nga problemet që sot përmendën qytetarët e Çairit në anketën e realizuar nga portali TS.
Sipas tyre, gjendja në këtë komunë nuk ka qenë kurrë më keq në 30 vitet e fundit. Çairi, siç thanë ata, po përballet me një katastrofë higjienike — rrugët nuk pastrohen, mbeturinat janë kudo dhe çdo lagje është në një gjendje të mjerueshme.
Qytetarët për TS shprehën shqetësimin edhe për mungesën e parkingjeve dhe bllokimin e trotuareve, duke theksuar se Çairi po bëhet gjithnjë e më i pabanueshëm.
Dëgjoni se çfarë kanë për të thënë banorët e Çairit për gjendjen në të cilën ndodhet komuna e tyre.