Më datë 5 shtator 2025, rreth orës 15:40, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor në Gallatë kanë arrestuar I.A. (41), banor nga rrethi i Gostivarit, nën dyshimin për ushtrim dhune në familje.
Arrestimi është bërë pas raportimit të bashkëshortes së tij, 40-vjeçare, e cila ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti në shtëpinë e tyre familjare. Pas intervenimit të menjëhershëm të policisë, i dyshuari është privuar nga liria dhe është dërguar në stacionin policor për procedura të mëtejshme.
Sipas autoriteteve, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet parashtresë adekuate penale.TS