Shaip Kamberi pritet të votojë në Tërnoc, në vendlindjen e tij





Shaip Kamberi, bartës i listës së Koalicionit Shqiptar, ka votuar në vendlindjen e tij, në Tërnoc.

Pas votimit, Kamberi ka falënderuar qytetarët që kanë ardhur nga Kosova për të kontribuar në procesin zgjedhor.

“Falënderoj edhe qytetarët që erdhën nga Kosova për ta ndihmuar këtë proces, i cili duhet të jetë demokratik”, ka deklaruar ai.

Kamberi u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në zgjedhje dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar.

Ai iu drejtua jo vetëm banorëve të Tërnocit, por edhe qytetarëve të gjithë rajonit, përfshirë Bujanocin, Preshevën dhe Medvegjën.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo