Rusia qëndron pas protestave në Europë? Reagon Putin: U habita kur e dëgjova

Rusia qëndron pas protestave në Europë? Reagon Putin: U habita kur e dëgjova

Presidenti rus Vladimir Putin i quajti akuzat se Rusia po nxit protesta masive në qytetet kryesore evropiane një “ekzagjerim të qartë”.

Në një intervistë për kompaninë transmetuese VGTRK, të publikuar të dielën, Putin u shpreh i habitur që reagimi fillestar në Evropë nuk ishte anti-rus, por anti-amerikan.

“Menjëherë filluan të hidhen pretendime se ngjarjet që po ndodhin në Evropë janë pasojë e veprimtarisë së administratës aktuale amerikane dhe mbështetjes së saj për partitë dhe lëvizjet e krahut të djathtë,” tha ai.

Putin shtoi se kjo i dukej “e çuditshme dhe krejtësisht e papritur”, pasi nuk e priste që liderët evropianë të sulmonin “aleatin dhe mbrojtësin e tyre kryesor – nëse mund të shprehemi kështu, në kuptimin ushtarak – përtej oqeanit”.

“Por ata u përmendën shpejt dhe iu kthyen akuzave të tyre tradicionale kundër Federatës Ruse,” tha ai.

“Këtu nuk ka asgjë të papritur. Siç dihet, Rusia është akuzuar gjithmonë për të gjitha mëkatet e mundshme. Por tani jam gati të përgjigjem”, shtoi ai.

Putin tha se pretendimet se Moska po nxit demonstrata masive në qytetet kryesore evropiane janë një ekzagjerim i dukshëm, madje edhe për qytetarët e zakonshëm të vendeve evropiane.

“Reagimi im i parë kur e pashë këtë ishte habia, sepse të thuash se ne po nxitim protesta masive në qytetet kryesore evropiane është një ekzagjerim i qartë, gjë që, sipas mendimit tim, është e dukshme edhe për qytetarët e zakonshëm të vendeve evropiane,” deklaroi ai.

“Megjithatë, ata tani kanë zgjedhur këtë rrugë të rrahur e të konsumuar, dhe shohim akuza të ndryshme kundër Rusisë,” shtoi ai.

Putin tha se kjo dëshmon “dobësinë dhe paaftësinë e disa liderëve në vendet evropiane për të marrë përgjegjësinë për atë që po ndodh”.

“Kjo është keq. Pse? Sepse do të thotë se ata nuk i analizojnë ngjarjet, nuk kërkojnë shkaqet e asaj që po ndodh, por thjesht ia hedhin fajin dikujt tjetër – fillimisht SHBA-së, e tani Rusisë,” tha ai.

Në Francë, prej disa javësh po zhvillohen protesta studentore në shkallë kombëtare.

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot, duke folur në një konferencë të organizuar nga OECD më 21 tetor, i akuzoi protestuesit se përdorin “narrativa armiqësore” që vijnë nga Rusia, Kina, Irani dhe komuniteti MAGA. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha më 19 tetor se askush nuk i merr seriozisht akuza të tilla “absurde”. Presidenti amerikan Donald Trump e kishte lidhur trazirën me migracionin masiv.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo