Ilir Demiri mbështetje të fuqishme Bjaram Rexhepit (FOTO/VIDEO)

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Ilir Demiri, sonte ka shoqëruar kandidatin e AKI-së, Bajram Rexhepi, në një takim me banorët e Shipkovicës. Në fjalën e tij para qytetarëve, Demiri theksoi mbështetjen e fuqishme për kandidaturën e Rexhepit, duke u shprehur:
“Tetovën e kemi një dhe duhet ta shpëtojmë!”

Ai gjithashtu theksoi se Tetovës i duhet ndryshimi, dhe ky ndryshim sipas tij pa asnjë dyshim është Bajram Rexhepi.

Vlen të theksohet se deputeti Demiri ka paralajmëruar se do të vazhdojë ta mbështesë Rexhepin në çdo tubim, duke e konsideruar këtë një angazhim për të mirën e Tetovës.

Pas mbështetjes nga Ilir Demiri i ASH-së së Ziadin Selës, kandidatura e Bajram Rexhepit po merr përkrahje të fuqishme edhe nga krahu i Taravarit brenda Aleancës për Shqiptarët, si dhe nga figura të njohura publike në Tetovë, përfshirë profesorë dhe personalitete me ndikim në opinion.