Osmani si kirurg edhe kundër korrupsionit: Prerje totale në Çair

Në intervistën e tij të fundit dhënë për pressonline.al, kandidati i AKI-së për Çair, Bujar Osmani ka theksuar se kontrasti më i madh në këto zgjedhje është pikërisht në Çair, pasi që, siç tha ai, janë dy koncepte krejtësisht ndryshe.

“Ajo që kam vërejtur është se njerëzit nuk kërkojnë vetëm ndërrimin e politikanëve, ata kërkojnë ndërrimin e kulturës së funksionimit, ata duan ta ndërrojnë kulturën e menaxhimit korruptiv të komunës me ndershmëri. Nëse diçka kam dëshmuar në karrierën time, qoftë si kirurg, qoftë si ministër, në çfarëdo funksioni, është se askush për mua me gisht nuk mund të bëjë për çështje të korrupsionit. Ky është kontrast i madh mes nesh. Çështjen e disiplinës së punës, unë jam kirurg dhe një kirurg punën e parë që e mëson është disiplinën e punës, të rrish shumë netë pa gjumë duke iu shërbyer njerëzve, të zgjohesh në pesë në mëngjes t’i kalosh rrugët e Çairit siç kam premtuar çdo ditë që do e bëj dhe të mbash mbledhjen e parë në shtatë në mëngjes për të detyra dhe të shkosh në punë në 1 pasdite është dallim i madh, ky është edhe një kontrast mes nesh”, the mes tjerash Osmani.

Osmani Pastaj kultura e uzurpimit të tokës shtetërore dhe private, e ndërtimeve pa leje, e ndërtimeve me dokumente të falsifikuara.

“Unë nuk do e bëj atë asnjëherë, unë do dal para njerëzve me planin saktë, po Çairi duhet të urbanizohet, Serava duhet të ketë ndërtesa, duhet të urbanizohet, edhe Dizhoni, edhe Gazi Baba, po në bazë të një plani të cilin do e prezantojmë dhe qytetarët do e miratojnë dhe pastaj askush nuk do të mund të lëviz një centimër nga ai plan”, tha Osmani.

Osmani është decid kur thotë se ka kulturë krejtësisht ndryshe nga kundërkandidati.

“Ndershmëria, disiplina e punës dhe çështjet e rendit në funksionim. Mendoj që kjo është ajo që kërkojnë qytetarët përveç faktit se në këto zgjedhje keni edhe dy koncepte kombëtare, keni një betejë të popullit me një eksperiment të kryeministrit Mickoski, i cili tenton të përçajë faktorin politik shqiptar, por duke angazhuar miqtë e tij t’i prezantojë si përfaqësues të shqiptarëve”, përfundoi Osmani.