Sot, më 5 shtator, shënohet ditëlindja e Shën Nënë Terezës, fituese e Çmimit Nobel për Paqen dhe një simbol universal i solidaritetit, humanizmit dhe vëllazërisë. Ajo lindi në Shkup më 1910, dhe veprat e saj vazhdojnë të frymëzojnë njerëzit në të gjithë botën.
Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, Ambasada e Italisë në Shkup i bashkohet komunitetit ndërkombëtar në nderimin e kujtimit të saj dhe thekson lidhjen e veçantë të Nënë Terezës me qytetin e lindjes. Ambasada vlerëson jetën e saj të përkushtuar ndaj të varfërve dhe të nevojshmëve, duke e konsideruar atë një model të përhershëm të solidaritetit dhe humanizmit.
Postimi nënvizon se trashëgimia e Shën Nënë Terezës mbetet një kujtesë për të gjithë qytetarët që të veprojnë me mirësi dhe respekt ndaj njëri-tjetrit, duke përçuar mesazhin e saj të paqes dhe dashurisë universale.
Ja postimi i plotë
Oggi, 5 settembre, ricorre l’anniversario della nascita di Santa Madre Teresa di Calcutta, premio Nobel per la Pace e simbolo universale di solidarietà e fraternità , nata a Skopje nel 1910. L’Ambasciata d’Italia si unisce alla comunità internazionale nel rendere omaggio alla sua memoria, profondamente legata a questa città.