Ministri izraelit shfaq palestinezin që me vite s’ishte parë, tallet me të në burg

Një video është shpërndarë në rrjetet sociale të ministrit izraelit të ekstremit të djathtë, Itamar Ben Gvir, që tallet me të burgosurin më të njohur palestinez, Marwan Barghouti, në qelinë e tij.

Autoriteti Palestinez e ka dënuar sjelljen e tij. Zëvendëspresidenti Hussein al-Sheikh e ka përshkruar situatën si “mishërim i terrorizmit psikologjik, moral dhe fizik”.

Është hera e parë që Barghouti shihet publikisht përmes kësaj videoje në vite. Ai duket i moshuar dhe i dobësuar, raportoi BBC.

Ministri i Sigurisë Kombëtare të Izraelit, Ben Gvir, i thotë: “Nuk do të fitosh. Ai që ngatërrohet me popullin e Izraelit, ai që vret fëmijët tanë, ai që vret gratë tona, ne do ta fshijmë nga faqja e dheut”.