Të dashur bashkëqytetar, të nderuara struktura të Degës së BDI-së në Bogovinë, të respektuar anëtarë të Kryesisë Qendrore të Bashkimit Demokratik për Integrim,
I nderuar kryetar z. Ali Ahmeti,
I nderuar sekretar i përgjithshëm z. Faton Ahmeti,
Të nderuar bashkëpunëtorë, aktivistë dhe miq të dashur,
Sot, me një ndjenjë të thellë mirënjohjeje dhe përulësie, ju drejtohem të gjithëve nga zemra për të shprehur falënderimin tim më të sinqertë për përkrahjen dhe besimin që më dhatë duke më propozuar dhe mbështetur si kandidat për mandatin e dytë për kryetar të komunës së Bogovinës.
Ky vendim, për mua nuk është thjesht një mbështetje politike apo formale për punën që kemi bërë deri më sot, por është një obligim moral dhe kombëtar, një përgjegjësi e madhe ndaj qytetarëve tanë dhe ndaj misionit të përbashkët për të zhvilluar komunën e Bogovinës dhe për ta bërë atë shembull të suksesit.
Një falënderim të veçantë e kam për liderin tonë vizionar, kryetarin Ali Ahmeti, i cili me urtësinë, përvojën dhe largpamësinë e tij ka qenë dhe mbetet udhërrëfyes jo vetëm për mua personalisht, por për gjithë ne që kemi vendosur të shërbejmë me përkushtim ndaj komunitetit dhe kombit.
Në këto katër vite të para të mandatit tim, kemi punuar shumë – kemi përballuar sfida jo të vogla, por mbi të gjitha kemi ndërtuar themelin e një komune më moderne, më të zhvilluar dhe më të denjë për qytetarët e saj. Ne kemi dëshmuar se kur ka vullnet, transparencë dhe bashkëpunim, mund të arrihen rezultate konkrete dhe të prekshme.
Por ende ka shumë punë për të bërë. Dhe është pikërisht kjo mbështetje që më jepni sot që më motivon të vazhdojmë edhe më fuqishëm në rrugën e përparimit dhe zhvillimit. Mandati i dytë nuk do të jetë vetëm vazhdim i punës sonë – do të jetë një fazë e re me objektiva më të mëdha, me projekte më ambicioze dhe me angazhim edhe më të madh për çdo lagje, çdo fshat dhe çdo familje në komunën tonë.
Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për unitet, urtësi dhe vizion të qartë. Dhe me përkrahjen tuaj, me ndihmën e strukturave tona dhe me besimin e qytetarëve të komunës së Bogovinës, jam i bindur se do ta bëjmë ndryshimin edhe më të madh – për një komunë ku të rinjtë shohin të ardhme, ku fermerët kanë përkrahje, ku shkollat dhe rrugët janë moderne, dhe ku çdo qytetar ndihet i përfaqësuar dhe i respektuar.
Ju falënderoj të gjithëve edhe një herë për mbështetjen, për besimin dhe për përkushtimin që tregoni.
Së bashku do të vazhdojmë – jo vetëm për një mandat të dytë, por për një komun më të mirë për të gjithë!
Me respekt dhe përkushtim të plotë,
Besnik Emshiu
Kandidat për kryetar të Komunës së Bogovinës
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Gashi takon ish kryetarët e Kuvendit: Kodi Etik i deputetëve nuk është zbatuar në praktikë
- Daut Haradinaj për Kurtin: Ky njeri e ka ndarë mendjen të na çojë në zgjedhje, mashtrimet e tij po e thellojnë krizën
- Galdini: Gjuha Shqipe në Maqedoninë e Veriut, kur shteti e lë barazinë në korridor!
- Ademi shpërthen ndaj draft-ligjit të Karakamishevës : Hap drejt diskriminimit dhe kthim para vitit 2001
- Haziri: Prilli do të determinojë nëse ka vullnet politik në Kosovë
- Goditje ndaj krimit të organizuar: Policia shkatërron grupin e drogës në Shkup, Strumicë dhe Shtip, 7 persona të arrestuar
- Berisha: Më 17 prill të mblidhemi në kryengritjen më të fuqishme paqësore për t’i treguar vendin këtij regjimi
- Mexhiti: Fjala e dhënë po përmbushet, i japim fund epokës së zgjidhjeve gjysmake
- Qeveria miraton Ligjin për përfaqësim të drejtë! Sali: Parimi Kushtetues bëhet detyrim ligjor për institucionet
- Sulmohet dy herë brenda ditës kontrollori i biletave të NQP-së në Shkup