Në zgjedhjet parlamentare të djeshme në Serbi, studentët e mposhtën qeverinë radikal-nacionaliste të Aleksandar Vuçiçit





Ejup Berisha
.
Dje në Serbi, fituesi i madh i zgjedhjeve parlamentare ishte lëvizja opozitare
studentore, e njohur si “Lista e Studentëve”. Ajo e mundi kampin politik radikal-
nacionaliste të Aleksandar Vuçiçit, i cili në pushtet është që nga viti 2014.
Rezultatet e shpallura janë ende paraprake.
Kush fitoi dje dhe cili është profili politik i fituesve?
Në zgjedhjet e djeshme në Serbi sic u tha më sipër ka fituar Lista e studentëve, një
lëvizja opozitare civile dhe politike e cila doli nga mobilizimet e mëdha të lëvizjes
studentore kundër korrupsionit të dyshuar, mungesës së përgjegjësisë politike
dhe kapjes së pushtetit. Fitorja e saj paraqet një ndryshim të rëndësishëm brezash
në jetën politike serbe. Sipas vlerësimeve të publikuara, Lista e studentëve mund
ti fitojë prej 135 deri më 140 vende deputetësh nga gjithsej 250 vende sa numron
Kuvendi i Serbisë,
Profili politik i Ilija Srdanoviq
Kardiolog dhe profesor universiteti, me origjinë nga Novi Sadi. Ishte radhitur i
parë në listën zgjedhore të studentëve. Megjithatë, lëvizja pretendon se nuk ka
një udhëheqës të vetëm politik dhe se kandidatët zgjidhen kolektivisht. Prandaj,
është ende e pasigurt nëse ai do të bëhet kryeministër.
Srdanoviq thotë se për te prioritetet kryesore janë:
-Demokracia dhe institucionet forcimi i pavarësisë së gjyqësorit, lufta kundër
korrupsionit dhe kufizimi i emërimeve politike në administratë.
-Liria e mediave, përmirësimi i transparencës dhe kushteve për pluralizmin e
medias.
-Arsimi dhe shëndetësia përmirësimi i shërbimeve publike dhe e perspektivave
për të rinjtë.
-Bashkimi Evropian ruajtja e bashkëpunimit me BE-në, por lëvizja ende nuk ka
paraqitur një orientim aq të qartë evropian sa disa parti pro-evropiane.

Sa i përket rrugëtimit të Serbisë drejt BE-së edhe ky shtet si shtetet e tjera të reja
kandidate për antarsim në familjen europjane është pjesë e planit të quajtur
“Përgatitja për bashkimin më të gjerë” të BE-së, i miratuar më 6 tetor dhe i cili e
parashikon integrimin gradual të kandidatëve dhe mekanizmave më të rreptë
mbrojtës si një “periudhë prove “por më 15 dhe 16 tetorë Këshilli I BE-së nuk
miratoi asnjë lehtësim të veçantë për Serbinë. Kjo bile u la jashta udhërrëfyesve të
rinj. Komisioni Evropian njoftoi se në fund të tetorit do të paraqesë udhërrëfyes
të qartë kornizë për hapat e mëtejshëm të Ukrainës, Malit të Zi, Moldavisë dhe
Shqipërisë, ndërsa Serbia nuk është në atë listë. Arsyet e dhëna në qarqet e
Brukselit janë ngecja në reforma, mosrespektimi i politikës së jashtme të BE-së, si
dhe pritja e rezultateve të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Serbi.
-Rusia dhe Kosova. Lëvizja studentore i kundërshton sanksionet kundër Rusisë dhe
e konsideron Kosovën pjesë të Serbisë. Prandaj kjo, nuk duhet të ngatërrohet
automatikisht me një lëvizje liberale ose pro-perëndimore..
Çfarë domethënie ka fitorja e djeshme për Serbinë?
Zhvillimi kryesor i ri është se protestat studentore kanë arritur të transformohen
në një forcë elektorale të afta për të mposhtur partinë e Vuçiçit. Por një fitore
elektorale nuk do të thotë domosdoshmërisht një ndryshim rrënjësor në politikën
e brendshme ose të jashtme serbe. Kjo dëshmohet me casjen e Listës së
strudentëve sa përket sankcioneve ndaj Rusisë dhe qështjes së Kosovës të cilat
aspak nuk dallojnë nga ato të pushtetit serb në ikje. Testi i vërtetë do të jetë nëse
qeveria e re do të mund ta forcojë sundimin e ligjit, ta garantojë pavarësinë e
institucioneve dhe ti përmirësojë marrëdhëniet me BE-në.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo