Temperaturat tejkaluan dhe 50 gradë! Korriku 2025, i treti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Tokë

Pavarësisht një rënieje të lehtë në temperatura, korriku i vitit 2025 ishte muaji i tretë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë, sipas Observatorit Evropian të Kopernikut.

Ky korrik kishte temperatura mesatarisht 1.25°C mbi nivelet para-industriale, ai mbetet brenda pragut të Marrëveshjes së Parisit, por sinjalizon se rreziku nga ndryshimet klimatike është ende i pranishëm.

Temperaturat ekstreme shkaktuan valë të nxehti, përmbytje dhe zjarre në shumë vende, ndërsa më shumë se 1.000 vdekje u raportuan vetëm në Spanjë.

Drejtori i C3S, Carlo Buondebo, paralajmëroi se nëse nuk ndalojmë emetimet e gazrave serrë, rekordet e reja dhe pasojat e rënda janë të pashmangshme.