Në orët e pasdites, në territorin e fshatit Sllupçan (Komuna e Likovës) shpërtheu një zjarr që përfshiu bar të thatë dhe pyll me vegjetacion të ulët. Ndërhyrja filloi në ora 15:30, me angazhimin e dy automjeteve zjarrfikëse dhe gjashtë zjarrfikësve. Ekipet janë ende në terren dhe po punojnë për lokalizimin e zjarrit.
Nga ora 16:00, në shuarjen e zjarrit u përfshinë edhe dy ekipe të Ndërmarrjes Pyjore – dega Kumanovë, me një automjet zjarrfikës, një automjet terreni dhe tetë të punësuar,
Situata po ndiqet me kujdes dhe jemi në koordinim të ngushtë me të gjitha institucionet relevante. Nëse do të nevojitet, do të dërgojmë dhe ndërhyrje ajrore apo ndihmë shtesë.