“Thirrjet për “vdekje për shqiptarët”, për “dhoma gazi” dhe për “Maqedoni të pastër”, para një delegacioni të gjerë qeveritar të kryesuar nga Kryeministri, përbëjnë skandal më vete për të cilin duhet të reagojnë të gjithë.
Mungesa e reagimit nga vetë Kryeministri dhe nga Qeveria, dërgon një mesazh edhe më shqetësues për normalizimin e këtyre trendeve.
Mickoski e humbi mundësinë të tregojë se është Kryeministër i të gjithë qytetarëve, dhe se të paktën simbolikisht është i shqetësuar për fyerjet dhe kërcënimet drejtuar shqiptarëve në vend. Ai duhej të largohej menjëherë nga salla, ose, në minimum, të reagonte publikisht në rrjetet sociale duke i dënuar këto thirrje; gjithashtu, Qeveria humbi rastin të dërgojë një reagim zyrtar, ndërkohë që kemi parë se është në gjendje të prodhojë edhe seri njoftimesh për nevoja shumë më të vogla.
Ky skandal në tribunat e Kumanovës nuk është rast i izoluar, por një tjetër në vargun e ngjarjeve me të cilat pushteti ose e nxit, ose në minimum e normalizon retorikën anti-shqiptare në shoqëri. Le të kujtojmë rastin e Bogevskit, partnerit të koalicionit i cili u bë i njohur për fyerje dhe poshtërime ndaj shqiptarëve, dhe më pas u shpërblye e u mbrojt nga vetë Kryeministri.
Këto janë tendenca të rrezikshme dhe shqetësuese, dhe ata që ia duan të mirën vendit nuk duhet t’i tolerojnë këto shpërthime, por duhet t’i dënojnë qartë dhe pa ekuivok” ka shkruar Bujar Osmani
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Heshtja e MPB-së vetëm i shton dyshimet për paralajmërimet para protestës në Tetovë
- Fondi për Efiçiencë të Energjisë hyn në fazën përfundimtare – Bozhinovska dhe Dimovska koordinojnë hapat e fundit për vënien e tij në funksion
- Latas lirohet nga ndjekja penale, bie aktakuza për rastin “Total”
- Kur preket gazetari, sulmohet vetë liria
- LSDM: Për shkak të VMRO-së, vendi humb miliarda euro
- Gruaja e mashtroi, burri e vrau – Çifti i dyshuar për vrasjen e para dy viteve
- Janë privuar nga liria dy bashkëshortë nga Shkupi, është zbardhur vrasja e mjekut në Autokomandë
- Nikolloski: Rruga Tetovë–Prizren po ecën sipas planit, faza e financimit është e radhës
- Festivali “Mbrëmjet Folklorike të Çarshisë” bashkoi kulturat në zemër të Shkupit
- Ali Ahmeti: Ideologjitë e urrejtjes gjithmonë përfundojnë në bankën e historisë