Pakënaqësi në VLEN-Likovë – Veseli: Gabon kush na nënvlerëson

Pas shpalljes së kandidatëve për kryetar komune nga koalicioni VLEN, në komunën e Likovës janë shfaqur pakënaqësi brenda strukturave të këtij koalicioni.

“Ashti ne fyt! Në qoftë se dikush mendon se nuk kuptojmë, gabon.
Në qoftë se dikush mendon se nuk kemi guxim, gabon.
Në qoftë se dikush mendon se jemi të parëndësishëm, gabon.
Në qoftë se dikush mendon se nuk kemi përkrahje, gabon.
Në qoftë se dikush mendon se nuk kemi Ideal dhe Pragmatizëm politik, GABON” ka shkruar Veseli.

Ndryshe, Mustafë Veseli, i cili ishte kthyer nga Zvicra me besimin se VLEN do të sjell ndryshim në skenën politike lokale, e kishte shprehur gatishmëri për të kandiduar për kryetar të komunës së Likovës.

Megjithatë, pasi liderë e VLEN vendosën t’ia besojë kandidaturën Arben Fetahut, duke anashkaluar Veselin kanë shkaktuar reagime në bazën e mbështetësve të koalicionit.