anë bërë publike emrat që më së shumti janë shfrytëzuar për të pagëzuar fëmijët e lindur në Angli dhe Uells – Muhammad është emri më i popullarizuar mashkull për vitin e dytë radhazi, ndërsa Noah dhe Oliver kanë zënë vendet e dyta dhe të treta, po ashtu si në vitin 2023.
Sipas BBC-së, Olivia dhe Amelia kanë zënë dy vendet e para ndër vajzat për vitin e tretë radhazi, ndërsa Isla ka rënë nga vendi i tretë dhe është zëvendësuar nga Lily.
Lista është publikuar nga Zyra Kombëtare e Statistikave (ONS), e cila përgatit listën bazuar në të dhënat nga regjistrat e lindjeve.
Emrat e rinj që kanë hyrë në top 100 për vajzat janë Eloise, Nora, Myla, Rosa, Athena, Sara dhe Zoe. Emrat e rinj për djemtë janë Austin, Nathan, Vinnie dhe Yahya.
Muhamedi ka mbajtur vendin e parë si emri më i popullarizuar mashkull, me 5721 foshnja që morën këtë emër. Ai ishte më i popullarizuar në pesë nga nëntë rajonet e Anglisë, ndërsa në Uells ishte në vendin e 57-të.
Variacione të tjera të këtij emri gjithashtu janë në listë: Mohamed në vendin e 21 me 1760 djem, dhe Mohamad në vendin e 53 me 986.
Rreth 2.61 vajza në Angli dhe Uells quhen Olivia, që është emri më i popullarizuar në shtatë rajonet e Anglisë dhe në Uells.
Emrat e lidhur me natyrën janë gjithashtu në listën e emrave më të njohur, dhe Lily, Poppy dhe Ivy janë ndër 10 më të përdorurit. Green tha se këto emra janë “të përjetshëm” dhe kanë qenë për vite të tëra në top 100.
Emrat për djem që në 2024 janë përdorur më pak se pesë herë përfshijnë Awesome, Cuthbert, Crispin dhe Beckham. Emrat për vajza me më pak se pesë përdorime janë Sicily, Everest, Orchid dhe Poem.